Policia e Tiranës ka shoqëruar 23 persona pas plagosjes së trefishtë që ndodhi mesnatën e djeshme në kryeqytet, teksa një 29-vjeçar është arrestuar për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Policia informon se u bë arrestimi në flagrancë i 29-vjeçarit Ervis Bano, banues në Tiranë.

Dy persona të paidentifikuar plagosën me armë zjarri në rrugën “Alfred Moisiu”  shtetasit Rivelino Mumajesi, 36 vjeç; Ibrahim Durollari, 28 vjeç; dhe Juxhin Mumajesi, 24 vjeç, me precedentë kriminal për vepra të ndryshme penale.

Nga veprimet e tanishme hetimore në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar 9 gëzhoja të qitura nga armë zjarri të llojit pistoletë të përdorura nga autorët.