Një 19-vjeçar shqiptar përfundoi në spital në Cremona të Italisë, pasi u përfshi në një aksident automobilistik.
Ngjarja ndodhi pak pas mesditës të së mërkurës, disa metra lart rrethrrotullimit të Spinadesco-s.
19-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, goditi me makinë një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçar italian.
Përplasja nuk ishte shumë e fortë, por papritur makina e të riut shqiptar, një Volkswagen Golf, shpërtheu në flakë.
Për pasojë 19-vjeçari mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital. Fatmirësisht ai mësohet se është jashtë rrezikut për jetën





