Mbrëmjen e së mërkurës, dy shokë nga qyteti i Elbasanit A.Q. 19 vjeç dhe  F.T. 18 vjeç janë konfliktuar me një 23-vjeçar për motive të dobëta në ambientet e brendshme të një lokali.

Si pasojë, janë plagosur dy të rinjtë A.Q dhe F.T, të cilët janë trasportuar në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa autori nuk është identifikuar ende.

Njoftimi i policisë:

Elbasan

Informacion Paraprak

Rreth orës 21:45, në lagjen "28 Nëntori",  Elbasan, në ambientet e brendshme të një lokali shtetasit  A.Q, 19 vjeç dhe  F.T., 18 vjeç ( shokë) banues në Elbasan, për motive të dobëta janë konfliktuar me nje shtetas tjeter rreth 23 vjeç.

Si pasoje e konfliktit jane plagosur me thikë shtetasit A.Q e F.T, të cilët janë trasportuar në Spitalin Rajonal Elbasan dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.