Një aksident është shënuar në orët e vona të natës së kësaj të enjteje. Disa maturantë kanë qenë duke u kthyer nga mbrëmja e maturës, kur mjeti në të cilin ata ndodheshin ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë.
Në mjetin tip veturë ishin duke udhëtuar tre nxënës, të cilët pas mbarimit të festës së mbrëmjes së maturës janë nisur për në shtëpitë e tyre.
Ende nuk dihet shkaku i këtij aksidenti, por nga përplasja është plagosur një vajzë, e cila aktualisht ndodhet në sallën e reanimacionit nën kujdesin e mjekëve.
Policia po heton për zbardhjen e aksidentit.





