Në lidhje me grabitjen e ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit te një pikë postare në lagjen 18, Policia e Durrësit bën me dije zyrtarisht se ka ndaluar dy autorë të dyshuar.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 04:15, ndërsa nuk jepen më tepër detaje për momentin për shkak të veprimeve hetimore.
Informacioni paraprak
Më datë 28.06.2018, rreth orës 04:15, në lagjen Nr.18 është vjedhur me thyerje Njësia e Postës.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.
Nga ana e uniformave blu janë shoqëruar dy shtetas si autorë të dyshuar.
Për shkak të veprimeve hetimore nuk mund të japin detaje për momentin.





