Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Fushë Krujë-Laç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e njohur si kryqëzimi i Patokut.

Mësohet se disa maturantë kanë mbetur të plagosur nga përplasja e dy makinave dhe janë nisur drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Në aksident kanë mbetur të përfshira një makinë tip ‘Audi’ dhe një ‘BMW’.

Sipas policisë, të rinjtë ecnin me shpejtësi dha patenta.