Sërish të plagosur lehtë për shkak të dhunës së ushtruar në sherret në të cilat kanë mbetur të përfshirë, sërish të proceduar penalisht nga policia pasi dhuna e ushtruar prej tyre ka lënë të plagosur dy persona.

Megjithëse këto ditët e fundit temperaturat janë ulur ndjeshëm, ato duket se nuk kanë ndihmuar për të ulur gjakrat mes personave të përfshirë në konflikte për motive të dobëta.

Dy sherre të reja janë regjistruar në lagjet nr. 8 dhe nr.14 në Durrës dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur lehtë një 45-vjeçar dhe një 26-vjeçar.

Njoftimi i policisë:

  • Më datë 26.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin L.P., vjeç 26, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 14, ka goditur me grushte shtetasin F.H., vjeç 26. Neni 89 i Kodit Penal.
  • Më datë 26.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasit S.M., dhe H.M., vjeç 21 e 51, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen Nr. 8, Durrës, kanë goditur me grushte dhe sende të forta shtetasin Y.K., vjeç 45, banues në Durrës, duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore. Neni 89 i Kodit Penal.