Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur në Durrës ditën e djeshme.

Policia njofton se në rrugën Mbikalimi i Plepave-Shkozet janë përplasur dy makina, njëra tip "Volkswagen" dhe tjetra "Audi".

Mësohet se "Volkswagen" drejtohej nga 46-vjeçari Bledar.D, banues në Durrës, ndërsa "Audi" nga shtetasi A.Z., 35 vjeç, banues në Vlorë.

Për pasojë janë dëmtuar shtetaset  E.D., dhe S.D., vjeç 36 e 15, banuese në Durrës të cilat ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën, njofton policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës për dy drejtuesit e makinave të aksidentuara sipas nenit 290/1 të Kodit Penal.