Policia ka arrestuar në flagrancë një 32-vjeçar, pasi u kap më një armë zjarri tip "TT" pistoletë më 5 fishekë.
Nga burimet zyrtare mësohet se në pranga përfundoi shtetasi Arsen Ohri, banues në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, Ohrit iu gjet në një çantë, dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip "TT" pistoletë me 5 fishekë.
Materiale hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.





