Policia ka gjetur një sasi droge ditën e sotme, në bregun e liqenit të Shkodrës.
Burimet zyrtare bëjnë me dije sasia e hashashit, është gjetur në vendin e quajtur vija e Vrakës në breg të liqenit.
Deri tani dyshohet se kjo sasi droge është lënë aty nga trafikantët, por nuk dihen arsyet.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë të cilët po hetojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Nuk ka ende persona të dyshuar ndërsa mendohet se sasia e hashashit mund të transportohej drejt Malit të Zi.





