Një 50-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Lushnje pasi ka ushtruar dhunë ndaj djalit dhe bashkëshortes së tij.

Në pranga është vënë shtetasi Dalip Dulja, banues në Qerret, Lushnje.

Sipas policisë, arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në ambientet e banesës, ndaj djalit, shtetasit D.D, 18 vjeç dhe ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A.D, 46 vjeçe, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.