Ishte kapur kohë më parë nga policia duke ndërtuar pa leje dhe ishte penalizuar për këtë, por kjo se ka ndaluar që të përsërisë sërish të njëjtën vepër penale.

Bëhet fjalë për shtetasin N.M. 55 vjeç, nga Sallmonne.

Sipas policisë, ai është kapur në datë 25 qershir duke punuar në objektin e ndërtuar pa leje.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, bazuar në nenin 199/a të Kodit Penal.