Një roje, i punësuar për të ruajtur objektin në pronësi të shtetasit A.Xh. 61 vjeç, është aksidentuar në vendin e punës.

Shtetasi F.Gj. 52 vjeç është aksidentuar në lagjen nr.14, ndërsa po hapte derën e objektit që ishte ngarkuar të ruante.

Në kohën kur po e lëvizte derën metalike, kjo e fundit ka dalë nga shina dhe i ka rënë përsipër, duke e lënë të lënduar.

Mësohet se roja 52-vjeçar ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatë së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.