Policia italiane ka arrestuar një 54-vjeçar italian me inicialet V.M në Carsoli, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij me origjinë shqiptare si dhe ka qëlluar me armë ndaj djalit të tyre, por pa mundur të qëllojë në shenjë.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit, teksa gruaja shqiptare, rreth 44 vjeç, ka telefonuar karabinierët, të cilët shkuan me shpejtësi në vendngjarje. Sipas mediave italiane, motivi i sherrit ka qenë xhelozia e italianit, i cili tashmë të akuzuar për tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje e dhunë.
Policia sekuestroi në banesë përveç armës me të cilën qëlloi ndaj djalit të tij edhe pesë pistoleta të tjera, të denoncuara si të vjedhura, dy prej të cilave të modifikuara dhe me numrin e regjistrimit të fshirë, disa karikatorë, rreth 70 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe katër armë të ftohta.





