Një 58-vjeçar i dënuar në Turqi për trafik droge ka rënë në prangat e policisë.

Sipas burimeve zyrtare është arrestuar me qëllim transferimi për vuajtjen e dënimit shtetasi Agron Metaj, 58 vjeç, banues në lagjen “Haxhias”, Elbasan.

Metaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara-Turqi, i dënuar me 7 vjet e 6 muaj burg për veprën penale, të "Trafikimit të lëndëve narkotike". Sipas policisë së Elbasanit i ka mbetur për të vuajtur dhe 5 vjet e 4 muaj burg.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, nga autoritetet Gjyqësore Turke, ka ardhur letër-porosi me qëllim kapjen dhe transferimin e ekzekutimit të dënimit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.