Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ndodhet në Luksemburg, ku po merr pjesë në takimin e ‘Miqve të Shqipërisë’ në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së, një iniciativë kjo e ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias.

Sipas njoftimit të MEPJ, në takim marrin pjesë ministrat e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Italisë, Austrisë, Suedisë, Rumanisë, Polonisë, Bullgarisë dhe vende të tjera anëtare të BE-së, si dhe Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme Federica Mogherini.

Në këtë takim do diskutohet mbi koordinimin e hapave të mëtejshme të fillimit të bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë. Në takim synohen të binden vendet skeptike për të hapur negociatat me Shqipërinë.