Kapet në Portin e Durrësit një mjet tip ‘Tojota Jaris’ pa targa, brenda të cilit ishin fshehur  1.5 milionë euro,  prerje 100-she.

Kujtojmë që kreu i PD-së, Lulzim Basha akuzoi 3 ditë më parë Tauant Ballën gjatë seancës së Kuvendit se do t’i mbërrinin miliona euro në Toyota Yaris, si para droge të trafikuara prej tij.

Balla, ishte duke qeshur, teksa Basha fliste për negociatat, ndërsa përgjigja e Bashës ka qenë: “Qesh ti qesh, zgërdhiu! Ai që po zgërdhihet më shumë ka qenë para tri ditëve në Shqipëri.

Ai zgërdhitësi ka marrë “Toyta Yaris”-in. Por t’u zbulua Toyota”, bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda. Sepse zgërdhitësi thoshte s’kemi probleme, s’kemi drogë, reformat po ecin, krimi po luftohet, ekonomia po ecën, ku në fakt e vërteta është ajo që di çdo shqiptar e nuk ka nevojë ta thotë opozita.”, akuzoi Basha.

Burime bëjnë me dije se mjeti së bashku me 1.5 milionë euro është gjetur sot gjatë një kontrolli në portin e Durrësit. Nuk dihet ende se çfarë informacioni ka pasur Basha dhe nëse sekuestrimi i sotë ka apo jo lidhje me këtë deklaratë të bërë në Kuvend.