“Të rinjtë e FRPD-së Mamurras kryqëzojnë Gjiknurin!”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në një status në “Facebook”, teksa publikon një video të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë nga Mamurrasi, ku ishte ndalur për inspektimin e fillimit të punimeve të Urës së Drojës.
Sipas Berishës dhe denoncuesit, të rinjtë e kanë pyetur Gjiknurin nëse mund ta kalojë urën e shembur 7 muaj më parë me këpucët e tij që kushtojnë 1500 euro, duke vënë në dukje luksin e politikanëve para mjerimit e varfërisë në këtë fshat.
STATUSI I BERISHËS
Të rinjtë e FRPD Mamurras kryqëzojnë Gjiknurin!
Ata denoncojne:
Diskriminimin e Veriut ne investime dhe pyesin Gjiknurin: A mund te kaloni kete ure ne kembe me kepucet e tua qe kushtojne 1500 euro?Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e te riut dixhital! sb
“Pershendetje dr Gjatë inagurimit të nisjes së punimeve në Mamurras tek “Ura Drojës” e shembur 7 muaj më parë ku prezent ishte edhe ministri i infrastrukturës Damian Gjiknuri, të rinjtë i kanë kërkuar llogari përse kjo urë nuk është ndërtuar me parë?
Pjesë nga debati: Zoti ministër a mund ta kaloni këtë urë në këmbë me këpucët e tua që kushtojnë 1500euro njësoj sikur e kemi kaluar ne banorët për shtatë muaj.
Përse Edi Rama dhe ju nuk investoni në veri, keni investuar në bashkinë Tepelenë sa të gjitha investimet në veri, përse kjo urrejtje për Veriun?
(Pastaj nga këtu nis debati me video)”





