Policia italiane ka zbuluar planin e një 31-vjeçareje shqiptare e cila kishte vendosur t’i shiste fëmijën që po sillte në jetë, për 70 mijë euro një çifti homoseksual.
Ngjarja ka ndodhur në Pavia, ku 31-vjeçarja shqiptare për të bërë sa më të besueshëm dhe të mos binte në sy faktin se po e shiste fëmijën, kishte vendosur të martohej me avokatin homoseksual që do të blinte fëmijën.
Por avokati nga Pavia ishte i njohur se ishte homoseksual dhe prej vitesh bashkëjetonte me të dashurin e tij. Pasi kishte marrë të dhënat e para, policia kishte nisur hetimet, ku ishte zbuluar edhe disa lëvizje të dyshimta parash, nga llogaria e avokatit tek shqiptarja.
Po ashtu edhe analiza e AND-së kishte zbuluar së fëmija nuk ishte i avokatit. Këto prova kanë detyruar të renë shqiptare që të pranojë të gjithë skemën e sajuar prej saj.
Ajo ka pranuar se do të martohej me avokatin dhe më pas do merrte 70 mijë euro, duke ia lënë fëmijën, të cilin avokati do e regjistronte në emrin e tij. Pas këtyre provave, 31-vjeçarja shqiptarja është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg.





