Pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë Hilmi Haradinaj, babai i kryeministrit Ramush Haradinaj. Lajmin e ka bërë të ditur vet kryeministri më anë të një postimi në "Facebook", orët e para të së dielës.
Haradinaj ka njoftuar miqtë dhe të afërmit se varrimi do të bëhet të hënën. Ai do përcillet në banesën e fundit në varrezat e fshatit Gllogjan në orën 14.00.
Postimi i plotë:
"Të dashur miq,
Ju njoftoj se sonte, pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë babai ynë, Hilmi Haradinaj.
Varrimi i të ndjerit bëhet të hënën, më 18 qershor ora 14, në Gllogjan.
Të ndjerit Dritë i pastē shpirti!RH"