Një sherr mes dy burrave në Durrës është mbyllur me lëndimin e njërit prej tyre.

Konflikti që ka degjeneruar deri në dhunë fizike ka ndodhur në lagjen nr.18 dhe në të kanë mbetur të përfshirë shtetasit S.L. 42 vjeç dhe E.B. 55 vjeç.

Si pasojë e dhunës fizike ka mbetur i lënduar 55-vjeçari, ndërsa policia ka nisur procedimin penal për 42 vjeçarin S.L.