Një shqiptar 33-vjeçar është arrestuar mbrëmë në Orta di Atella, provinca e Casertas, i akuzuar si kreu i një bande prej katër personash.
Më 28 janar kjo bandë kishte grabitur një banesë në Amorosi, duke lene plagosur një person, të goditur me shqelma e grushta. Ata moren me vete 350 euro.
Hetimet e menjëhershme çuan te shqiptari që kishte kryer edhe në të shkuarën një akt të ngjashëm, në Valle Telesina.





