Zhvillime të reja në hetimin e vrasjes së Anxhela Meçanit, vajzës së re 20 vjeçe nga Shqipëria që humbi jetën 1 javë më parë.

Siç raporton Corriere della sera, mbrëmjen e së premtes policia ka ndaluar një person si të dyshuar për krimin.

Ai është njeriu i fundit që ka takuar Anxhela-n. Bëhet fjalë për një klient nga Kuneo.

Policia po e heton ngjarjen si një vrasje. Pas ndalimit të burrit nga Kuneo, rreth 40 vjeç, policia italiane ka sekuestruar edhe makinën e tij, tip “Mercedes”.

Identifikimi i tij është bërë pas pamjeve të kamerave të sigurisë të sekuestruara nga policia.

Fillimisht shqiptarja Anxhela Meçani dhe klienti i fundit i saj janë parë në një park dhe më pas kanë hipur në makinë.

Këto janë momentet e fundit kur Anxhela është parë në qytet, për t’u gjetur më pas e hedhur në rrugë.