Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot, duke ndarë nje album fotosh nga punimet riparuese që po bëhen në aksin Tiranë-Durrës.
Rama shkruan se “për herë të parë do të garantojë një riparim sipas standardeve europiane të pjesëve të degraduara të rrugëve të vendit”.
Mesazhi i Ramës:
MIRËMËNGJES dhe me këto foto nga operacioni kombëtar i mirëmbajtjes (këtu aksi Tiranë-Durrës), që për herë të parë do të garantojë një riparim sipas standardeve europiane të pjesëve të degraduara të rrugëve të vendit, ju uroj një fundjavë të mbarë.





