Vjedhjet e banesave, makinave dhe bizneseve po kthehen gati-gati në një fenomen të përditshëm në komunikatën e policisë së Durrësit.

Përveç­ disa rasteve ku hajdutët janë çuar pas hekurave, pjesa më e madhe e vjedhjeve të realizuara në Durrës ka mbetur pa autor.

Ashtu ka ndodhur edhe me vjedhjen gjatë natës së një dyqani në lagjen nr.15.

Sipas pronarit të dyqanit, shtetasit L.H. 29 vjeç, hajdutët kanë marrë 4000 lekë dhe materiale elektrike.

Policia ka nisur hetimet pë të identifikuar dhe kapur autorët e vjedhjes.