Reperi më i dashur shqiptar, Noizy, është duke përjetuar një nga periudhat më të suksesshme.
Në sekondat e para të ditës së sotme, ose më saktë në orën 00:00 të të kësaj të premteje, ai ka publikuar këngën e tij më të re
Kjo këngë mban titullin “Toto” dhe vjen si një bashkëpunim i Noizyt me reperin e huaj, Raf Camora, i cili jeton në Berlin të Gjermanisë.
Kur kanë kaluar vetëm 20 orë nga momenti i publikimit, “Toto” ka numëron rreth 1 milionë e 100 mijë shikime.
‘Toto’ është një këngë ritmike ku nuk mungojnë makinat lukzoze, balerinat e nxehta.
Pritet që ajo të kthehet ndër hitet më të nxehta të kësaj vere.





