Vjedhja e baterive të ashensorit mund të konsiderohet një gjest absurd, por ja që ka ndodhur në një pallat shumëkatësh në Durrës.

Burime policore bëjnë të ditur se janë njoftuar nga administratori i pallatit A.H. 58 vjeç, për vjedhjen e çuditshme.

Ata që janë penalizuar më shumë kanë qenë banorët e pallatit në lagjen nr.17, që deri në zëvendësimin e baterive dhe rivënien në punë të ashensoritr do të duhet të ngjisin e zbresin shkallët në këmbë.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.