Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali pasi akuzohen për shpërndarje droge. Kanë qenë banorët që kanë sinjalizuar policinë duke mbështetur edhe operacionin që çoi në pranga dy shqiptarët 26 e 21 vjeç si dhe hetim në gjendje të lirë për një tjetër shqiptar.
Të tre ishin rezidentë në Perugia dhe prej disa kohësh ishin në vëzhgim nga policia, për shak të lëvizjeve të çuditshme të tyre në zonën e rrugës “Cortonese”.
Mbrëmjen e djeshme karabinierët hynë në apartamentin ku banonin shqiptarët dhe gjetën 46 doza me rreth 56 gram kokainë si dhe 1.040 euro cash të fshehura poshtë divanit.
Po kështu është gjetur material për përzierjen dhe paketimin e dorës, dy peshore elektronike dhe 2 celularë të përdorur për të gjetur klientët.





