Një 27-vjeçar nga Durrësi i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e Policisë Kufitare në Kapshticë.
Mëësohet se shtetasi me inicialet A.B., 27 vjeç, banues në Durrës, është kapur në kufi të gjelbër.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, e ka dënuar 27-vjeçarin me 2 vite burg për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, municioneve luftarake" parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.
Veprimet e mëtejshme proceduriale lidhur me këtë rast, do të kryhen nga Komisariati i Policisë Krujë.





