Një 20-vjeçare nga Shtetet e Bashkuara ka treguar se si u diagnostikua me kancer të lëkurës kur ishte 18 vjeç, nga trajtimi i thonjeve me manikyr xhel.
Karolina Jasko, po bënte thonjtë me xhel kur vuri re një vijë të zezë nën thonjtë e saj, dhe pas kontrollit te mjeku, u diagnostikua me melanomë. Gishti i saj i madh tashmë është i prekur nga kanceri dhe ka humbur disa thonj.
"Kisha këtë vijë të zezë vertikale te thonjtë, por nuk e kisha vënë re kurrë, sepse gjithmonë i kisha thonjtë me akrilik. Mjekët më thanë se me shumë mundësi kanceri ishte shkaktuar nga xheli dhe drita". -tha Karolina për Fox 46.
Karolina, e cila është në garë në konkursin e bukurisë Miss USA, tha se dëshiron të rrisë ndërgjegjësimin për rreziqet potenciale të dritave UVA të përdorura në manikyrat e xhelit.
Llambat lëshojnë dritën UVA që "vulos" manikyrin xhel që e bën atë të zgjasë deri në tre javë. Sipas një raporti të publikuar nga Akademia Amerikane e Dermatologjisë, ekspozimi UV gjatë manikyrëve xhel është një fenomen shqetësues.





