Policia spanjolle ka shkatërruar një rrjet që trafikonte shqiptarë në Britaninë e Madhe.
Operacioni u ndërmor në portin Santander të Spanjës dhe gjatë aksionit policia arrestoi dy shtetas rumunë, shoferin dhe pasgjerin, që po transportonin nëntë shqiptarë brenda një furgoni.
Tre shqiptarë të tjerë u kapën brenda një autobusi gjatë kontrollit të policisë dhe 2 të tjerë u kapën në një rimorkio të një kamioni.
Policia spanjolle tha se shtetasit shqiptarë përpiqeshin që të kalonin fshehurazi me kamionë ose makina në territorin nëpërmjet përdorimit të dokumenteve false.
Kohët e fundit në pranga kanë rënë 39 trafikantë. Mendohet se ata kanë trafikuar 7 mijë shqiptarë.





