Këto foto tregojnë një qen tashmë të ngordhur, i cili është varrosur i gjallë nga asfalti i nxehtë nga një ekuipazh ndërtimi.
Dyshohet se punëtorët derdhën asfaltin e nxehtë në këmbët e qenit, teksa ai po flinte në rrugë pranë Taj Mahal në Agra, Indi.
Aktivisti social Naresh Paras i tha medieve se qeni u vra gjatë natës. "Qeni po flinte në anë të rrugës. Në vend që ta largonin kafshën, ata derdhën katran të djegur të qymyrit mbi të … Më vonë, një rul rruge shtypi kafshën".
Ekuipazhi e la qenin gjysmë të varrosur në rrugë, ndërsa udhëtarët e shokuar panë ngjarjen tronditëse të nesërmen në mëngjes më 12 qershor.





