Deputetja e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Jelena Bontic, i prin listës së njerëzve më të pasur në Institucionet e Kosovës ku ajo ka vetë deklaruar se në bankën Komerciale Serbe në Leposaviq ka të depozituara hiç më pak se 56 milionë euro.

Ajo po ashtu ka deklaruar se një shumë tjetër prej 22 mijë eurosh i ka të depozituara në NLB.

Bontic po ashtu ka deklaruar se ka në pronësi një banesë e cila ka një vlerë prej 20 mijë eurosh, raporton “Zëri.info”.