Policia ka arrestuar një 30-vjeçar, pasi në banesën e tij u gjet një mitraloz me 100 fishekë.

I arrestuari është shtetasi Shkëlqim Kuçi nga fshati Morinë, Kukës.

Sipas policisë, arma e kalibrit të rëndë dhe municionet u gjetën të fshehura në çatinë e banesës së tij.

Materialet u referuan në Prokurorisë e Rrethit Gjyqësor Kukës për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".