Një 22-vjeçare shqiptare ka humbur jetën tragjikisht në një aksident fatal të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në Itali në San Giovanni.
Xhoana Prenga po udhëtonte me një makinë Ford Fiesta nën shoqërinë e një mikut të saj italian, i cili drejtonte mjetin dhe humbi kontrollin e doli nga rruga, e më pas u përmbys.
23-vjeçari Italian arriti të dilte nga mjeti i përmbysur i cili më pas shpërtheu më pas në flakë. Ishin forcat zjarrfikëse të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit ndërsa trupi i vajzës shqiptare u nxorr nga mjeti pjesërisht i djegur.
Ajo jetonte në Croce me të ëmën dhe motrën, kurse babai i tyre jeton në Pescara. Xhoana ishte kthyer së fundmi nga Amsterdami, ku kishte jetuar për disa kohë.
Ndërkohë, 23-vjeçari i plagosur pritet të merret në pyetje nga hetuesit për të sqaruar rrethanat e aksidentit ku humbi jetën vajza shqiptare.





