Dy bashkëpronarë të një kompanie private që merret me tregtimin e mallrave po ndiqen penalisht nga policia.
Burime policore konfirmojnë për DurrësLajm se kanë nisur procedimin penal për shtetasit K.K. dhe A.P., vjeç 21 e 55, banues në Durrës e në Shijak, të cilët akuzohet se nuk kanë deklaruar mallin që kanë blerë.
Ndaj tyre, policia ka nisur procedimin penal për 3 akuza; “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mos pagimi i taksave dhe tatimeve”.
Njoftimi i policisë:
Më datë 11.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasit K.K., dhe A.P., vjeç 21 e 55, banues në Durrës e në Shijak, bazuar në nenet 143, 180 ata e 181 i Kodit Penal.





