Gjithçka po shkonte shumë mirë, “më mirë se kushdo mund ta imagjinonte”, sipas Donald Trump. Por më pas diplomati intuitiv bëri një shaka të keqe.

Pasi patën shtrëngime duarsh dhe shkëmbyen fjalë të ngrohta, Presidenti Trump dhe Kim Jong-Un përgatiteshin të shijonin një drekë pune me ndihmësit e tyre.

Duke iu drejtuar fotografëve në dhomë, Trump i pyeti nëse ata mund t’u bënin një foto ku të dukeshin “bukur, elegantë dhe perfektë”. Ndërsa kamera fokusoi Trump-in duke qeshur, Kim u pa i tronditur në tavolinë nga komenti i Presidentit amerikan, i cili dukej se i referohej mbipeshës së liderit korean.

Pastaj kamerat u shpërndanë nëpër dhomë. Për fatin e mirë të të gjithë botës, liderët u shfaqën përsëri sëbashku dhe shkuan për shëtitje nëpër kopshtet e hotelit Capella në Sentosa, para se Trump t’i tregonte Kim makinën e tij, e njohur si “Bisha”.