Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi u kap me një kg kokainë.
Arrestimi i 42-vjeçarit me iniciale B.F., u bë pas një kontrolli të autoriteteve në Ferrara, të cilët nisën të dyshonin pikërisht nga nervozizmi i shqiptarit, i cili nga ana e tij nuk mund të shpjegonte arsyen se përse ndodhej në zonë.
Kokaina ishte vendosur në një pako dhe sipas policisë rezulton të jetë e cilësisë më të pastër.
Sipas medieve italiane, nëse e gjithë ajo sasi kokaine do të dilte në treg, përfitimet do të arrinin deri në 300.000 euro.





