Dy janë pistat në të cilat policia po heton pas krimit të tmerrshëm ku shqiptarja Anxhela Meçani mbeti e vdekur pasi u dhunua në makinë dhe prej saj u hodh në mënyrë makabre në rrugë.  Dyshohet se e reja është eliminuar nga organizata mafioze italiane ose ka hasur në klientin e gabuar.

Media italiane “La Repubblica” shkruan se 18-vjeçarja ishte punëtore seksi në Torino. JOQ shkruan se Meçani nuk ishte punëtore seksi, por e lidhur me një djalë të pasur në Torino.

Rrëfimi:

“Pershendetje JOQ, doja te thoja ato qe di ne lidhje me vajzën qe u gjet e vdekur ne Torino, ajo nuk ishte prostitute, thjesht kishte nje te dashur me duket. Kishte 2 vite a diçka e tille qe ishte shpërngulur ne Itali dhe ishte fierake me origjine dhe i përkiste komunitetit rom.”