Ulje urgjente në Irlandë për fluturimin 971 të kompanisë ajrore United, të nisur nga Roma dhe që udhëtonte drejt Çikagos.
Avioni bëri ulje emergjente për motive sigurie. Sipas asaj që raporton CNN, disa shënime të gjetura në dy banjo të mjetit fluturues bënë që autoritetet të ndërhynin me urgjencë.
Kontrolle janë ushtruar tek të gjithë pasagjerët dhe bagazhet e tyre. Në njërin nga shënimet e gjetura në banjo flitej për një bombë.
Autoritetet, pasi kanë zbritur pasagjerët nga avioni, i kanë thënë të shkruajnë diçka në letër, në mënyrë që të verifikojnë kujt mund t’i përkasë shkrimi i gjetur në tualet.





