Justin Trudeau është cilësuar si një ndër kryeministrat më tërheqës në botë.
Edhe pse të gjithë biem dakord që ai është shumë simpatik, kryeministri u kujdeska shumë për pamjen e tij të jashtme.
Këtë gjë e tregojnë më së miri vetullat false që ai ka vendosur gjatë një konference për shtyp në kuadër të samitit të G7.
Trudeau po fliste në krah të presidentit francez, Emmanuel Macron, por askush nuk e kishte mendjen tek ajo çfarë po thoshte ai por tek vetullat e tij. Kjo video e kryeministrit kanadez, teksa i bien vetullat false ka bërë xhiron në rrjetet sociale.
Disa shkruajnë se është e vërtetë që po i bien vetullat ndërsa disa të tjerë shkruajnë se nuk është e vërtetë, por ndriçimi i keq e bën të duket sikur po i bien vetullat.





