Dy persona nga Durrësi janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre. Sipas policisë, kemi të bëjmë me një 31-vjeçar të dënuar për vjedhje dhe heqje lirie, dhe një 38-vjeçar që ka dhunuar ish-gruan dhe ish-vjehrrën.

Më datë 10.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit J.N., vjeç 31, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, bazuar në nenin 130/a të Kodit Penal”, njofton policia.

Po ashtu, nga blutë e Vorës, ka nisur puna për kapjen e shtetasit R.Sh., vjeç 38, banues në Durrës. Dyshohet se në fshatin Domje, në banesë, ai ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj ish-bashkëshortes dhe ish-vjehrrës Dh.H., dhe S.H., vjeç 35 e 55, të cilave iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.