Një 17-vjeçar në Durrës ka denoncuar në polici se i kanë vjedhur celularin persona të paidentifikuar.

Sipas informacioneve policore, mësohet se ngjarja ka ndodhur në lokalin e tij në lagjen nr.12.

Policia nuk specifikon nëse lokali është në pronësi të adoleshentit me iniciale M.M. apo të prindërve të tij.

Sakaq, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 10.06.2018, ka bërë kallëzim shtetasi M.M., vjeç 17, banues në Durrës, se më datë 09.06.2018, në lokalin e tij në lagjen Nr. 12, persona të pa identifikuar, i kanë vjedhur një telefon celular. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.