Një ngjarje e rëndë është shënuar në Londër, ku një shqiptar ka humbur jetën pasi është qëlluar me thikë nga persona ende të paidentifikuar.
35-vjeçari Edmond Jonuzi është qëlluar disa herë me thikë pranë stacionit të metrosë Turnpike Lane, në veri të Londrës, ndërsa "DailyMail" raporton se ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme pa pasur mundësi të transportohet në spital.
Dyshohet se vrasja ka ardhur pas një sherri mes dy grupeve në zonën e Ducketts Common.
Për momentin nuk ka persona të arrestuar për vrasjen, ndërsa policia britanike ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe kapjen e autorëve.





