"Nuk kam vrarë prindërit, por dy hije që u ngjanin mamit e babait".

Kjo deklaratë e Qemal Selës para trupit gjykues të Krimeve të Rënda bëri që ky i fundit të vendosë shtrim të detyrueshëm në spitalin psikiatrik për 26-vjeçarin që vrau prindërit në Peshkopi të enjten e 7 qershorit.

Qemal Sela nuk ka pranuar të mbrohet në gjykatë me avokat, teksa ka shpërthyer në akuza: "Ju jeni gjykatë e korruptuar, nuk kam vrarë njeri".

I riu ishte kthyer nga Anglia vetëm një natë para krimit. Burimet thonë se atë e kanë depertuar, ndërsa të tjerë shtojnë se 26 vjeçari Sela është trajtuar edhe në Angli për sëmundje mendore.