Princ Harry dhe Meghan Markle kanë dalë në ballkonin mbretëror si një çift lumturisht i martuar, për ditëlindjen e mbretëreshës.

E gjithë familja mbretërore dukej e mahnitshme, por diçka nuk shkonte me veshjen e Meghan.

Me sa duket, dukesha ka thyer sërish protokollin mbretëror, pasi sipas protokollit, gratë e familjes mbretërore nuk mund të veshin fustane me shpatullat jashtë, apo veshje që ekspozojnë shumë.

Tanimë e dimë që Meghan nuk është shumë e përpiktë kur vjen puna te respektimi i rregullave mbretërore, pasi edhe koha ka evoluuar.

Duhet të themi që pavarësisht kësaj, veshja e saj ishte e adhurueshme!