Pak kohë më parë u nda nga jeta në moshë shumë të re një nga DJ-t më të mirë në botë. AVICII ishte nga ata artistë që i dhuroi të gjithë botës shumë hite dhe bashkëpunoi me këngëtarët më të mëdhenj. Vdekja e tij hidhëroi fansat në mbarë botën, por edhe bashkëpunëtorët e DJ të famshëm.

Ndërkohë që së fundmi ka dalë certifikata e tij e vdekjes, por edhe pse nuk zbulon shumë, ka një fakt interesant pasi i referohet kalendarit Islamik të quajtur “HIXHRI”, me siguri ngaqë ka vdekur në Oman.

Sipas dokumentit të siguruar nga TMZ, data e vdekjes është regjistruar 8 prill. Religjioni i tij është shkruajtur “I krishterë” ashtu siç është në të vërtetë dhe me kombësi suedeze. Kjo certifikatë është lëshuar gjithashtu edhe në kalendarin gregorian ku thuhet se Avicii ka vdekur më 20 prill 2018.

Ndërkohë që arsyeja e vdekjes në moshën 28-vjeçare është që Dj ka prerë veten me një xham të thyer dhe nuk i ka rezistuar dot hemorragjisë.