Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur pasditen e sotme në Patok të Kurbinit.
Mësohet se viktimë ka mbetur 23-vjeçari Alenc Gjini, i cili u përplas nga një makinë.
Gjini punonte si kuzhinier në një restorant në Patok dhe u përplas nga makina teksa kalonte rrugën.
Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të rëndë.





