Në orën 22:00 të mbrëmjes së të shtunës, në lagjen nr. 2 të Durrësit, një burrë është ndaluar nga dy persona, të cilët i kanë vjedhur celularin dhe një shumë lekësh.
I dëmtuari, shtetasi Z.H. vjeç 53, banues në Durrës, ka bërë kallëzim në komisariatin e policisë se autorët kanë qenë dy persona, të cilët nuk janë identifikuar ende nga ana e policisë.
Ndërkohë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.





