Blutë e Durrësit po punojnë për kapjen e një 32-vjeçari që kishte me vete një sasi kanabisi të paketuar nëpër qese.

Më datë 09.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për shtetasin K.Gj. 32 vjeç, banues në Durrës, dhe po punohet për kapjen e tij.

Seksioni për narkotikët, gjatë një kontrolli të ushtruar në lokalin Euro Lloto në lagjen nr. 17/1, gjeti 20 qese me lëndë bimore të llojit Cannabis Sativa.

Sipas informacioneve të policisë, lënda narkotike që i përkiste K.Gj. peshonte 115.5 gramë. 

Vijon puna për kapjen e poseduesit.